Konsumi i tepėrt i alkoolit modifikon mikrobiomėn orale duke rritur praninė e baktereve patogjene; kjo gjendje mund tė favorizojė zhvillimin e tumoreve tė kokės, qafės dhe tė traktit tretės. Kjo lexohet nė numrin e prillit tė revistės Microbiome, ku prezantohet kėrkimi i Jiyoung Ahn; autori prej vitesh udhėheq njė ekip shkencėtarėsh tė Perlmutter Cancer Center tė Nyu Langone Health tė New Yourk City, qė studion raportet midis mikrobiomės humane (sė bashku tė mikroorganizmave qė jetojnė nė simbiozė nė traktin tretės, nga goja tek anusi) dhe patologjive tė shumta neoplastike.
Kėrkuesit kanė analizuar rolin e alkoolit nė mikrobiomėn orale me njė studim transversal nė 1044 tė rritur amerikanė (mosha mesatare 67,7 vjeē, 95% kaukazianė), qė merrnin pjesė nė dy kėrkime mbi kancerin, aktualisht nė proces.
Nė momentin e bashkimit me projektin, tė gjithė pjesėmarrėsit ishin tė shėndetshėm; kanė mundėsuar kampionė tė mikrobiomės sė tyre orale dhe informacione mbi konsumin e alkoolit: 25,9% e individėve nuk konsumonin fare alkool, 58,8% ishin konsumatorė tė moderuar dhe 15,3% konsumatorė tė mėdhenj.
Ndėr konsumatorėt e alkoolit, 13% pinte vetėm verė, 5% vetėm birrė dhe 3,4% likere. Grupi i konsumatorėve paraqiste pėrqindje mė tė larta tė meshkujve dhe tė duhanpirėsve.
Ndėr konsumatorėt e mėdhenj dhe ata qė nuk pinin fare alkool, regjistrohej njė ndryshueshmėri e theksuar e mikrobiomės orale dhe e profileve bakteriale nė pėrgjithėsi: njė reduktim i Lactobacileve ėshtė aprovuar te konsumatorėt e alkoolit; konsumatorėt e mėdhenj paraqisnin njė prevalencė tė dukshme tė Actinomicete, Leptotrichia, Cardiobacterium dhe Neisseria.
Autorėt vėrejnė se disa nga kėto lloje pėrmbajnė specie patogjene ndėrsa Neisseria mund tė sintetizojė nga etanoli acetaldehidin, njė substancė kancerogjene pėr njerėzit.
Pasi ėshtė verifikuar niveli i konsumit tė alkoolit, ekipi ka zbuluar se diversiteti mikrobik dhe profili ndryshonin nė mėnyrė domethėnėse midis atyre qė konsumonin alkool dhe atyre qė nuk konsumonin fare.
Konsumi i alkoolit ndikon nė mikrobiomėn orale, mundėsisht duke rritur fuqinė e baktereve patogjene tė pranishėm. "Disbioza e mikrobiomės orale mund tė ēojė nė patologji orale lokale dhe mundėsisht nė tumore tė kokės, qafės dhe traktit tretės" kjo ėshtė sinteza pėrmbyllėse e Jiyoung Ahn.
Pėr mė tepėr:
Microbiome 2018 6:59. Drinking alcohol is associated with variation in the human oral microbiome in a large study of American adults. Xiaozhou Fan, Brandilyn A. Peters, Eric J. Jacobs, Susan M. Gapstur, Mark P. Purdue, Neal D. Freedman, Alexander V. Alekseyenko, Jing Wu, Liying Yang, Zhiheng Pei, Richard B. Hayes and Jiyoung Ahn.
Pėrktheu: Erjola Taga