Rehabilitimi protetik "metal-free" nė katėr implante


|

Implantologji | 5 Qershor 2018 |

Rehabilitimi protetik "metal-free" nė katėr implante

Pėrdorimi i njė procedure minimalisht invazive, kėrkimi italian i publikuar jashtė vendit

Prof. Andrea Cicconetti


Rehabilitimi i harkadave edentule ėshtė njė argument me interes tė madh nė praktikėn klinike stomatologjike. Nevoja e kėsaj lloj procedure mund tė derivojė nga gjendje tė ndryshme: zėvendėsim i njė proteze tė lėvizshme e kėrkuar pėr arsye funksionale, komforti dhe estetike; humbja traumatike e elementeve dentare; patologji periodontale; pacientėt me atrofi tė nofullave.

Aktualisht janė pėrshkruar teknika tė ndryshme nga autorė tė ndryshėm me prova shkencore jo gjithmonė tė qarta. Metodat e ndryshme bazohen nė koncepte ndonjėherė tė ndryshme nė qasjen terapeutike nė kohėt dhe nė materialet e pėrdorura. Procedura nė testim nė kėtė artikull ka kėtė objektiv: rehabilitim fiks afatgjatė tė harkadės inferiore nė njė mėnyrė minimalisht invazive.

Pėr kėtė qėllim pėrdoren si suport vetėm katėr implante ultra-short (gjatėsi <6mm) me diametėr prej 4mm dhe gjatėsi prej 5mm (Bicon), tė pozicionuar nė njėsinė kanine dhe atė tė molarit tė parė nė ēdo anė. Implantet mė pas rehabilitohen me njė protezė tė realizuar nė strukturė kompozite tė forcuar me fibra (Trinia, Bicon) mbi tė cilėn janė montuar dhėmbė tė punuar mė parė nė kompozitė.

Implantet dhe protezat janė projektuar pėr tė shpėrndarė nė mėnyrė biometrike dhe fiziologjike streset qė lidhen me ngarkesėn. Nė kėtė mėnyrė nė indin perimplantar krijohet dhe mbahet njė kockė e llojit Haversian, vitale dhe reaguese, nė gjendje qė t'i pėrgjigjet stimujve funksionalė.

Njė kusht i tillė ėshtė i domosdoshėm pėr suksesin afatgjatė qė pėrbėn objektivin primar tė njė rehabilitimi tė tillė. Gjithashtu, analizohen dhe aspektet qė lidhen me procedurėn: pėrdorimi i numrit minimal tė implanteve; pajisjeve fiksuese tė futura drejtpėrdrejt nė indin kockor tė lindur pa nevojėn e procedurave tė graftit ose rigjenerimit; si edhe karakteristikat e strukturės protetike qė mundėsojnė modifikimin dhe riparimin nė kohė. Kėto aspekte mund tė bėjnė njė rehabilitim potencialisht kompleks dhe tė kushtueshėm nė njė procedurė rutinė.

Karakteristikat e implanteve dhe tė materialeve protetike mundėsojnė qė tė kryhen shtrirje distale deri nė 21 mm tė suportuara nga implante me dimensione tė reduktuara. Karakteristika tė tilla bioinxhinierike bėjnė tė mundur rehabilitimet e harkadave atrofike nė mėnyrė shumė konservative.


Pėr mė tepėr:
Passaretti A, Giulia Petroni G, Miracolo G, Savoia V, Perpetuini A, Cicconetti A.  J Prosthodont Res 2018 Apr;62(2):264-7.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 57 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D