A mund tė kompromentojė perimplantiti gjendjen shėndetėsore tė dhėmbėve natyralė?


|

Implantologji | 23 Maj 2018 |

A mund tė kompromentojė perimplantiti gjendjen shėndetėsore tė dhėmbėve natyralė?

Nga tė dhėnat e analizuara del nė pah njė predispozitė ndaj problematikave periodontale

Nga Figini Lara


Pavarėsisht se implantologjia ka arritur njė shkallė mbijetese afatgjatė relativisht tė lartė, sėmundja perimplantare mund tė pėrfaqėsojė akoma njė komplikim jo tė dėshiruar, me bezdisje tė pacientėve dhe nevojė pėr tė kryer trajtime kirurgjikale ose jo kirurgjikale pėrveē kostove tė tjera qė lidhen me tė.

Me termin e sėmundjes perimplantare identifikohen reaksionet inflamatore tė indit qė rrethon njė implant; flitet pėr mukozit perimplantar kur inflamacioni godet indet e buta pėrreth implanteve dentare, pa shenja tė humbjes sė kockės mbėshtetėse, ndėrsa, flitet pėr perimplantit kur verifikohet humbja e kockės mbėshtetėse.

Shumė studime nė literaturė kanė dėshmuar se individėt me njė histori tė periodontitit paraqesin dhe njė risk tė madh pėr tė zhvilluar perimplantit (Renvert, 2014; Klokkevold, 2007). Njė studim transversal i kohėve tė fundit ka dėshmuar se dhe kushtet perimplantare mund tė kushtėzojnė gjendjen periodontale tė pėrgjithshme tė dhėmbėve natyralė tė mbetur (Wang, 2014).

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Dentistry, mars 2018 vlerėsohet nėse gjendja periodontale e dhėmbit njėsi-fqinje ose kontralateral me njė implant, mund tė lidhet me kushtin perimplantar tė implantit nė njė pacient tė prekur nga periodontiti dhe kėshtu ėshtė vlerėsuar marrėdhėnia midis perimplantitit dhe shėndetit periodontal tė dhėmbėve fqinj.

Nė studimin e mėsipėrm transversal janė ekzaminuar 53 individė me 70 implante dentare ekzistuese dhe periodontit kronik. 42 implante nga 70 janė klasifikuar nė perimplantit dhe 28 nė mukozit. Gjendja periodontale dhe perimplantare [duke pėrfshirė thellėsinė e sondimit (PD), nivelin e atakut klinik (CAL) dhe recesionin gingival (GR)] ėshtė matur nė 6 njėsi pėrreth implanteve dhe dhėmbėve fqinj dhe atyre kontralateral me implantet nė fjalė. Nė total janė analizuar 560 njėsi.

Rezultate
Njė diferencė mesatare domethėnėse ėshtė hasur pėr shkak tė thellėsisė sė sondimit/ PD (5,01±1,69, 4,42±1,8, 3,55±0,88 e 3,71±1,07 mm, p <0,001) dhe nė nivelin e atakut klinik CAL (6,02±2,36, 4,89±2,04, 4,35±1,11 e 4,35±1,5 mm, p <0,001) nė njėsitė pranė dhėmbėve fqinj me implantet me perimplantit nė krahasim me njėsitė larg dhe kontralaterale.

Mbi bazėn e ekuacionit tė vlerėsimit tė pėrgjithėsuar (GEE), prania e perimplantitit (β = 1,041 mm, intervali i besimit = 0,646-1,435 dhe p <0,001; β = 0,857 mm, intervali i besimit = 0,279-1,434, andp <0,004) dhe pozicioni i dhėmbit natyral (β = 0,65 mm, intervali i besimit = 0,4-0,9 e p <0,001; β = 0,682 mm, intervali i besimit = 0,34-1,024 e p <0,001) janė nė mėnyrė domethėnėse tė lidhura me vlerat e PD dhe CAL tė dhėmbėve natyralė.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi mund tė arrijmė nė pėrfundimin se ekzistenca e perimplantitit provokon problematika periodontale te dhėmbėt fqinj me implantet e kompromentuar.

Implikime klinike
Nėse nga njė anė ruajtja e gjendjes shėndetėsore periodontale tė dhėmbėve natyralė tė mbetur ėshtė e rėndėsishme pėr tė mos kompromentuar gjendjen shėndetėsore implantare, nga ana tjetėr ėshtė e rėndėsishme qė tė bėjmė gjithēka pėr tė mbrojtur dhe shėndetin perimplantar pėr sa kohė qė ky rezulton tė jetė i lidhur me shėndetin periodontal tė dhėmbėve natyralė pranė me implantin dentar.


Pėr mė tepėr:
• S. Renvert, Aghazadeh A, Hallström H, G.R. Persson GR. Factors related to peri-implantitis - a retrospective study. Clin Oral Implants Res 2014;25:522-9.
• Klokkevold PR, Han TJ. Hoė do smoking, diabetes, and periodontitis affect outcomes of implant treatment? Int J Oral Maxillofac Implants 2007;22(Suppl):173-202.
• Wang R, Zhao W, Tang ZH, Jin LJ, Cao CF. Peri-implant conditions and their relationship with periodontal conditions in Chinese patients: a cross-sectional study, Clin Oral Implants Res 2014;25:372-7.
• Sung CE, Chiang CY, Chiu HC, Shieh YS, Lin FG, Fu E. Periodontal status of tooth adjacent to implant with peri-implantitis. J Dent 2018 Mar;70:104-9.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 58 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D