Diagnozė e diferencuar midis granulomės dhe cistit


|

Parodontologji | 22 Maj 2018 |

Diagnozė e diferencuar midis granulomės dhe cistit

Dobia e rezonancės magnetike

Nga Figini Lara


Periodontiti apikal mund tė ndahet nė:

- Absces (proces akut)
- Granulomė dhe ciste (proces kronik)

Periodontiti apikal akut konsiston nė njė akumulim tė dendur tė neutrofileve polimorfonukleare (PMN) qė lidhet me shenjat klinike tė inflamacionit, fryrje dhe dhimbje (Guo et al., 2013). Njė granulomė paraqitet si njė kapsulė fibroze e zhvilluar mirė, infiltruar nga limfocitet, qelizat plazmatike dhe makrofage (Nair, 1997), pėrgjithėsisht pa simptomatologji. Flitet nė fakt pėr ciste bay ose nė formė xhepi nėse gjendemi pėrballė njė kaviteti tė veshur me epitel ngjitur me apeksin e dhėmbit tė infektuar, ndėrsa flitet pėr ciste tė vėrteta nėse gjendemi pėrballė njė kaviteti plotėsisht tė veshur nga epiteli pa komunikim me apeksin dentar.

Aspekti radiotransparent i njė lezioni periapikal, pavarėsisht nga lloji, shkaktohet nga ripėrthithja kockore pėr shkak tė pėrgjigjes sė bartėsit ndaj infeksionit intra-radikolar. Analiza histopatologjike ėshtė konsideruar standardi i artė pėr tė diferencuar njė lezion cistik nga njė jo cistik, por kėrkon heqje kirurgjikale tė lezionit dhe nė rastin e njė cisti nė formė xhepi mund tė diagnostikohet vetėm nė vijim tė njė apikoektomie duke ekzaminuar njėkohėsisht apekset radikolare tė operuara dhe indet e buta tė ndryshuara (Schulz et al., 2009).

Tomografia e kompjuterizuar me shumė shtresa (CT) ėshtė testi mė i saktė pėr analizimin e lezioneve periapikale nė krahasim me radiografitė periapikale ose panoramike nėpėrmjet tė cilave nuk mund tė bėhet diagnostikimi i sigurt i cisteve apo lezioneve granulomatoze. Por CT kėrkon njė sasi tė madhe rrezatimesh jonizuese. Rezonanca magnetike (MRI) pėrfaqėson njė ndihmė tė vlefshme pėr diagnozėn duke qenė plotėsisht e padėmshme dhe mund tė dallojė indet e forta nė krahasim me materialin likuid tė pranishėm nė njė lezion dhe mund tė pėrcaktojė praninė e njė veshje epiteliale; si edhe zbulon densitetin vaskular.

Tipologjia kėrkimore dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė International Endodontic Journal, prill 2018, hetohet efikasiteti i rezonancės magnetike nė diagnozėn e diferencuar midis cistit dhe granulomės duke krahasuar rezultatet me analizat histopatologjike kryer pas enukleacionit tė lezioneve periapikale nėpėrmjet apikoektomisė. 34 lezione periapikale radiotransparente mandibulare tė enukleuara nė mėnyrė kirurgjikale janė analizuar nga dy radiologė nėpėrmjet rezonancės magnetike dhe janė kategorizuar si lezione granulomatoze cistike apo tjetėr. Kėto tė dhėna janė krahasuar mė pas me ato tė zbuluara nga testi histopatologjik.

Testi Kappa i Cohen ėshtė adoptuar pėr tė ekzaminuar marrėveshjen inter-ekzaminues midis dy radiologėve dhe dy patologėve. Koeficienti lambda i Guttman (λ6) ėshtė pėrdorur pėr tė vlerėsuar koherencėn e brendshme tė elementeve tė pėrdorur pėr diagnozėn e diferencuar nga ana e radiologėve.
Rezultate
Ėshtė vėrejtur njė seriozitet i fortė midis dy radiologėve (k - statistikore = 0.86, p = 0.0001) dhe dy patologėve (k - statistikore = 0.88, p = 0.0001). Konsistenca e brendshme e (elementit) item diagnostikues ka rezultuar tė jetė prej 0.605 pėr cistet dhe prej 0.771 pėr granulomat. Saktėsia (pozitive tė vėrteta plus negative tė vėrteta) e radiologėve ka rezultuar mė e madhe se ajo e patologėve.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi mund tė pėrmbyllim se rezonanca magnetike ofron besueshmėri dhe saktėsi tė lartė dhe tė krahasueshme me besueshmėrinė histopatologjike.

Implikime klinike
Pėrballė lezioneve periapikale do tė ishte me dobi tė lartė pėr stomatologun qė para se tė fillojė trajtimin, tė njohė me siguri natyrėn e lezioneve qė duhet tė trajtojė. Rezonanca magnetike ėshtė njė teknikė jo invazive dhe njė metodė e vlefshme diagnostikuese para trajtimit pėr lezionet endodontike periapikale.

Pėr mė tepėr:
• Guo J, Simon JH, Sedghizadeh P, Soliman ON, Chapman T, Enciso R. Evaluation of the reliability and accuracy of using cone-beam computed tomography for diagnosing periapical cysts from granulomas. Journal of Endodontics 2013;39:1485-90.
• Nair PN. Apical periodontitis: a dynamic encounter between root canal infection and host response. Periodontology 2000 1997;13:121-48.
• Schulz M, von Arx T, Altermatt HJ, Bosshardt D. Histology of periapical lesions obtained during apical surgery. Journal of Endodontics 2009;35:634-42.
• Lizio G, Salizzoni E, Coe M, Gatto MR, Asioli S, Balbi T, Pelliccioni GA. Differential diagnosis between a granuloma and radicular cyst: Effectiveness of Magnetic Resonance Imaging (MRI). Int Endod J 2018 Apr 4.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 50 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D