Mbushjet: kur dhe pėrse duhen ribėrė?


|

Konservativė | 21 Maj 2018 |

Mbushjet: kur dhe pėrse duhen ribėrė?

Njė kėrkim britanik ka studiuar arsyet dhe tipologjitė e ritrajtimit

Nga Figini Lara


Pavarėsisht progreseve tė parandalimit dentar, pėrmirėsimit tė edukimit tė shėndetit oral dhe difuzionit tė trajtimeve me fluor, menaxhimi i kariesit, nėpėrmjet realizimit tė restaurimeve mbetet njė komponent i rėndėsishėm i punės sė pėrditshme tė ekipit stomatologjik.

Mbijetesa e restaurimeve dentare sigurisht paraqet kufizime tė pėrkohshme nga ku njė studim britanik i vitit 2009, i bazuar nė njė data bazė tė gjerė tė trajtimeve dentare, raporton se (Burke, 2009):

• 11% e mbushjeve kanė nevojė tė ribėhen pas 1 viti nga realizimi fillestar
• 20% e mbushjeve kanė nevojė tė ribėhen pas 3 vitesh nga realizimi fillestar
• 50% e mbushjeve kanė nevojė tė ribėhen pas 10 vitesh nga realizimi fillestar

Tė gjithė restaurimet do tė pėrfundojnė dhe kėshtu herėt apo vonė do tė vuajnė nga pėrkeqėsimi dhe degradimi duke ēuar nė nevojėn pėr ndėrhyrje tė mėtejshme stomatologjike pėr shkak tė:

• defekteve marginale
• kariesit sekondar
• frakturės sė restaurimit ose tė substancės dentare ngjitur
• diskromisė dhe pamjaftueshmėrisė estetike. Kėtyre arsyeve i bashkėngjitet dhe njė pėrqindje e mirė e restaurimeve, qė mė pas ribėhen pa arsye tė vlefshme si trajtim i tepėrt, me humbjen e pashmangshme tė indit tė shėndoshė dentar dhe tė paprekur

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizimit

Nė njė rishikim tė publikuar nė Journal of Dentistry, maj 2018, studiohet pėrqindja e restaurimeve tė ribėra, duke analizuar motivacionet dhe kohėzgjatjen. Studimet e pėrfshira nė rishikim janė identifikuar duke pėrdorur bankėn elektronike tė tė dhėnave deri nė shtator 2017.

Janė pėrzgjedhur studimet e bazuara nė protokollin e Mjör (1981) nė tė cilin i ėshtė kėrkuar dentistėve qė tė kompletojnė njė proformė ēdo herė qė njė pacient paraqitej pėr njė restaurim tė ri apo pėr njė restaurim qė duhej zėvendėsuar. Dentistėt janė ftuar qė tė regjistrojnė tė gjithė restaurimet e kryera dhe qė tė tregojnė arsyen kryesore pėr ekzekutimin fillestar apo ribėrjen e mbushjeve.

Rezultate

Nė rishikimin final janė pėrfshirė 12 studime, i cili ka raportuar pozicionimin e 32.697 restaurimeve para vitit 1998, nga tė cilat 14.391 (44%) ishin mbushje fillestare dhe 18.306 (56%) ishin ribėrje tė mbushjeve fillestare.

Pas vitit 1998 janė realizuar 54.023 restaurime tė tjera, nga tė cilat 22.625 (41%) ishin mbushje fillestare dhe 31.398 (58,1%) ishin ribėrje tė mbushjeve fillestare. Duke krahasuar periudhat e rishikimit ėshtė vėnė re njė reduktim i pozicionimit tė restaurimeve nė amalgamė nga 56,7% (para 1998) nė 31,2% (pas 1998), me njė rritje korresponduese tė pozicionimit tė kompozitave nė rezinė nga 36,7% nė 48,5%.

Pėrdorimi mė i madh i amalgamės ėshtė regjistruar nė Nigeri (71% e restaurimeve), nė Jordani (59%) dhe nė Mbretėrinė e Bashkuar (47%). Pėrdorimi mė i shpeshtė i kompozitave nė rezinė ėshtė vėrejtur nė Australi (55% e restaurimeve), Islandė (53%) dhe Skandinavi (52%). Kariesi sekondar ėshtė vėrejtur tė jetė shkaku mė i zakonshėm i zėvendėsimit tė restaurimeve (59%).

Konkluzione

Pavarėsisht fuqizimit tė manovrave tė parandalimit dentar, tė edukimit tė pacientėve pėr mirėmbajtjen e shėndetit oral, tė pėrmirėsimit tė teknikave dhe tė materialeve tė pėrdorura nga dentistėt, ribėrja e restaurimeve dentare ka tė bėjė me gjendjen aktuale, edhe mė shumė se gjysma e restaurimeve fillestare.

Implikime klinike

Janė tė nevojshme kėrkime tė mėtejshme nė kėtė sektor pėr konfirmimin e tė dhėnave tė pėrftuara nga ky rishikim dhe studime tė mėtejshme pėr modifikimin e qasjes terapeutike me njė tendencė mė tė madhe pėr konceptin e riparimit tė restaurimit nė vend tė zėvendėsimit integral tė tij.

Pėr mė tepėr:
• Burke FJ, Lucarotti PS. How long do direct restorations placed within the general dental services in England and Wales survive? Br Dent J 2009;206(1):26-7.
• Mjor IA. Placement and replacement of restorations. Oper Dent 1981;6(2):49-54.
• Eltahlah D, Lynch CD, Chadwick BL, Blum IR, Wilson NHF. An update on the reasons for placement and replacement of direct restorations. J Dent 2018 May;72:1-7.
Photo Credits: dr Allegra Comba

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 54 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D