Pėrdorimi i fillit interdentar, kush e pėrdor dhe kur


|

Higjiena dhe Parandalimi | 9 Maj 2018 |

Pėrdorimi i fillit interdentar, kush e pėrdor dhe kur

Njė studim amerikan ka analizuar pėrdoruesin tipik

Nga Figini Lara


Pllaka dentare ėshtė njė faktor etiologjik nė zhvillimin e sėmundjes periodontale kronike dhe heqja ditore e saj ēon nė njė reduktim si tė prevalencės ashtu dhe tė ashpėrsisė sė inflamacionit gingival.

Furēa nuk arrin tė heqė plotėsisht pllakėn nga sipėrfaqet proksimale prandaj, pėrdorimi i saj duhet kombinuar rregullisht me atė tė fillit interdentar qė sipas studimeve tė ndryshme tė literaturės heq deri nė 80% tė pllakės interdentare duke pėrcaktuar njė incidencė tė mėtejshme tė reduktuar tė kariesit dhe tė sėmundjes periodontale.

Por, kur pėrdoret filli interdentar nga pacientėt?

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Parodontology, prill 2018, vlerėsohet prevalenca e pėrdorimit ditor tė fillit interdentar te tė rriturit nga 30 vjeē e lart, nė Shtetet e Bashkuara, nė lidhje me faktorėt demografikė dhe tė riskut pėr shėndetin periodontal pėrfshirė konsumin e duhanit dhe nė prani tė diabetit tė diagnostikuar. Autorėt kanė analizuar tė dhėnat e National Health and Nutrition Examination Survey nga viti 2011 nė 2014 tė 8356 adultėve.

Ėshtė vlerėsuar prevalenca e pėrdorimit ditor tė fillit interdentar. Analiza e regresionit logjistik ka ekzaminuar lidhjen midis pėrdorimit tė fillit interdentar tė pėrditshėm dhe faktorėve demografikė dhe tė riskut pėr sėmundjet periodontale.

Rezultate
Nga rezultatet e kėtij studimi ėshtė zbuluar se 31,6% (SE = 0,8) e adultėve mbi 30 vjeē referon se pėrdor fillin interdentar ēdo ditė, 36,6% (SE = 0,9) e adultėve referon se e pėrdor fillin interdentar 1 - 6 herė nė javė dhe 31,9% (SE = 0,9) e adultėve referon se nuk e pėrdor fare fillin interdentar.

Gjithashtu janė evidentuar diferenca domethėnėse sipas moshės, seksit, racės, origjinės hispanike, gjendjes sociale, formimit, pėrdorimit tė duhanit dhe pranisė sė diabetit. Ėshtė vėrejtur se duhanpirėsit (OR 0,82, IC 95% 0,68, 0,99) e pėrdorin mė pak fillin interdentar ditor nė krahasim me jo duhanpirėsit. Nė fakt nuk ėshtė hasur asnjė ndryshim domethėnės midis tė rriturve me ose pa diabet (OR 0,75, IC 95% 0,52, 1,08).

Konkluzione
Pėrafėrsisht, rreth njė e treta e adultėve amerikanė referon se e pėrdor fillin interdentar ēdo ditė. Femrat, individėt me tė ardhurat mė tė larta dhe adultėt jo hispanikė aziatikė dhe hispanikė kanė treguar se e pėrdorin mė me ngulm fillin, ndėrsa pėrdorimi mė i ulėt i tij ėshtė zbuluar se ėshtė te duhanpirėsit.

Implikimet klinike
Rezultatet e kėtij studimi janė tė kufizuara pasi janė fryt i njė pyetėsori me vetė raportim dhe hetojnė pėrdorimin e fillit interdentar vetėm nė javėn e fundit, e cila mund tė mos reflektojė skema afatgjata. Janė tė nevojshme studime tė mėtejshme pėr tė kuptuar mė mirė pėrdorimin e fillit interdentar tė pėrditshėm pėr periudha mė tė gjata kohe dhe pėr tė vlerėsuar faktorė tė tjerė risku qė kontribuojnė nė sėmundjen periodontale, si dieta dhe gjenetika.

Pėr mė tepėr:
Fleming EB, Nguyen D, Afful J, Carrol L MD, Woods PD. Prevalence of daily flossing among adults by selected risk factors for periodontal disease - United States, 2011-2014. J Periodontol. 2018 Apr 12.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 64 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D