Filler inovativ pėr matjen e xhepave periodontal nėpėrmjet cone-beam


|

Parodontologji | 23 Prill 2018 |

Filler inovativ pėr matjen e xhepave periodontal nėpėrmjet cone-beam

Nga Figini Lara


Periodontiti (PD) ėshtė njė sėmundje inflamatore me origjinė bakteriale qė nėse neglizhohet mund tė kulmojė me humbjen e dhėmbėve. Karakteristikat histopatologjike tė PD janė:

• Humbja e epitelit/ngjitje e indit lidhor tė gingivės me sipėrfaqet radikolare
• Migrimi apikal i epitelit lidhės
• Formim i mėtejshėm i xhepave periodontal (PP)

Xhepat periodontal janė njėsi infeksioni me baktere patogjene kryesisht anaerobe, por tė vlerėsosh me saktėsi formėn dhe dimensionet e tyre nuk ėshtė aq e thjeshtė. Vlerėsimi konvencional i PP ėshtė kryer pėr mė shumė se 70 vjet nėpėrmjet sondimit manual me njė sondė periodontale, matjet e tė cilit janė tė varura nga faktorė qė mund tė ēojnė nė nėnvlerėsimin apo mbivlerėsimin e thellėsisė sė PP: ndryshime presioni nga njė ekzaminues nė tjetrin, kėnd i ndryshėm i futjes sė sondės periodontale, prania apo mungesa e inflamacionit dhe/ose tartar nėn gingival. Nga kjo pikėpamje mund tė pėrfitojmė nga teknologjia e imazheve dixhitale nė 3-D qė mund tė na japė matje mė tė shpejta dhe precize si tė thellėsisė, si tė formės dhe tė dimensioneve nė 3-D tė xhepave periodontal.

Tipologjia e kėrkimit dhe mėnyra e analizimit
Nė njė studim tė kohėve tė fundit tė publikuar nė Dental Materials nė prill 2018, propozohet dhe analizohet in vitro njė filler mikro-qelizor radiopak pėr tė lejuar qė tė pėrftojmė imazhe nė 3-D me rezolucion tė lartė nėpėrmjet tomografisė sė kompjuterizuar (TC) tė xhepave periodontal tė simuluar. Nga ky filler eksperimental autorėt kanė hetuar biokompatibilitetin/toksicitetin dhe kanė vlerėsuar edhe nėse njė kapacitet antibakterial plotėsues mund tė futet nė njė mbushės tė tillė nėpėrmjet inkorporimit tė njė pėrbėrje tė amoniakut kuaternar (QAC). Vlerat qė lidhen me radiopacitetin e oksideve tė metalit janė pėrftuar nėpėrmjet radiografisė konvencionale dhe tomografisė mikro tė kompjuterizuar (CT). 3-(4,5-dimetiltiazol-2-il)-2,5-difeniltetrazol bromur (MTT) ėshtė pėrdorur pėr tė matur biokompatibilitetin e grimcave tė filler-it tė tungstatit tė kalciumit (CaWO4) duke pėrcaktuar pėrqindjen e keratinociteve vitale (5) pas ekspozimit ndaj filler-it. Nė vijim ėshtė futur njė antibakterial (K21) nė filler-in radiopak dhe janė kryer testet e rritjes mikrobike duke pėrdorur shtame tė Prophyromonas gengivalis (P. gingivalis) dhe Streptococcus gordonii (S. gordonii) tė kultivuar nė agar gjaku.

Rezultate
Filler-i i CaWO2 me mikrogrimca ka shfaqur njė radiopacitet me rreze X shumė tė dallueshėm nga strukturat e dhėmbit qė ka lejuar pamjen tredimensionale tė njė xhepi periodontal tė krijuar nė mėnyrė artificiale nėpėrmjet tomografisė sė kompjuterizuar. Testet MTT kanė treguar se grimcat CaWO4 janė shumė biokompatibėl (duke rritur vitalitetin e keratinociteve tė ekspozuara). CaWO4 i kombinuar me K21 ka treguar njė aktivitet domethėnės antimikrobik pėr P. gingivalis dhe S. gordonii.

Konkluzione
Nga ky studim in vitro del nė pah se injektimi i filler-it CaWO4 me mikrogrimca nė xhepat periodontal lejon pamjen e shpejtė nė 3-D tė tyre duke i riprodhuar me precizion sipas formės dhe dimensionit, duke lejuar qė tė dallohen mirė indet e buta nga struktura e dhėmbit duke garantuar biokompatibilitetin dhe funksionin antimikrobik nėse shtohet me njė agjent antibakterial K21.

Implikimet klinike
Kjo metodė e propozuar nga autorėt in vitro ofron perspektiva tė mira pėr analizimin e xhepave periodontal. Teste tė mėtejshme in vitro dhe eksperimentime klinike janė tė nevojshme pėr tė konfirmuar kėto tė dhėna. Funksione tė tjera antimikrobike mund tė mundėsohen duke i shtuar agjentė tė tjerė tė pėrshtatshėm kėtij agjenti kontrasti.

 
Pėr mė tepėr:
Elashiry M, Meghil MM, Kalathingal S, Buchanan A, Rajendran M, Elrefai R, Ochieng M, Elawady A, Arce RM, Sandhage KH, Cutler CW. Development of radiopaque, biocompatible, antimicrobial, micro-particle fillers for micro-CT imaging of simulated periodontal pockets. Dent Mater 2018 Apr;34(4):569-78.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 64 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D