Hiperndjeshmėria dentinale: si ta trajtojmė? Rezultatet e njė rishikimi sistematik


|

Higjiena dhe Parandalimi | 12 Prill 2018 |

Hiperndjeshmėria dentinale: si ta trajtojmė? Rezultatet e njė rishikimi sistematik

nga Figini Lara


Hiperndjeshmėria dentinale (Dentin Hypersensitivity) ėshtė njė simptomė qė shpesh pacientėt e raportojnė te dentisti. Shfaqet mė shpesh gjatė vakteve, gjatė pirjes apo gjatė larjes sė dhėmbėve dhe karakterizohet nga njė dhimbje akute por qė zgjat pak, zakonisht nė pėrgjigje tė stimujve termikė, osmotikė apo kimikė ose prekjes, qė nuk i atribuohen asnjė patologjie tjetėr dentare.

Njė studim i kohėve tė fundit ka vėrejtur njė prevalencė tė DH deri nė 25%, me incidencė mė tė madhe nė dhėmbėt premolar (39,4%) dhe te femrat nė moshė tė mesme (50-59 vjeē) (Liang et al., 2017).

Studimet fiziologjike dhe morfologjike kanė dėshmuar se DH nė lezionet cervikale jo karioze ėshtė shkaktuar nga ekspozimi i tubulave dentinale qė ndodh pėr shkak tė tre faktorėve tė ndryshėm: abrazionit, erozionit dhe abfraksionit (Kopycka-Kedzierawski et al., 2004). Megjithėse janė propozuar mekanizma tė panumėrt pėr tė shpjeguar fenomenin e hiperndjeshmėrisė dentinale, aktualisht teoria hidrodinamike ėshtė ajo e cila ėshtė pėrqafuar mė sė shumti. Sipas kėsaj teorie stimujt fizikė promovojnė lėvizjen e fluidit nė brendėsi tė tubulave dentinale; kjo ēon nė kontraktimin apo nė uljen e tensionit tė proceseve odontoblastike duke stimuluar fibrat nervore tė pranishme nė ndėrfaqen dentinė-pulpė. 

Si studimet mė tė vjetra, si ato tė kohėve tė fundit, kanė treguar se nė prani tė hiperndjeshmėrisė dentinale regjistrohet deri nė 8 herė mė i madh ekspozimi i tubulave dentinale nė krahasim me atė tė evidentueshėm nė dentinėn e pandjeshme (Brännström, Astron, 1972; Vano et al., 2017).

DH mund tė trajtohet nė dy mėnyra:

• me trajtime nė kushtet e shtėpisė
• me trajtime profesionale nė klinikė

Vetėm trajtimi nė kushtet e shtėpisė ėshtė konsideruar forma e parė e ndėrhyrjes pėr DH dhe nėse nuk do tė prodhonte rezultate tė kėnaqshme, kėshillohet trajtimi profesional. Nė njė rishikim sistematik tė kohėve tė fundit tė publikuar nė Cilical Oral Investigations, mars 2018 ballafaqohet efikasiteti i trajtimeve qė ulin ndjeshmėrinė nė kushtet e shtėpisė dhe i atyre profesionale.

Autorėt kanė kryer njė kėrkim bibliografik botėror pa kufizime nė data apo gjuhė duke pėrdorur data bazat e mėdha elektronike deri nė mars 2017, sipas njė search strategy tė pėrcaktuar mė parė. Kriteret e pranueshmėrisė pėrfshinin studime klinike tė randomizuara (RCT) qė krahasonin efikasitetin e agjentėve tė ndryshėm pėr trajtimin e hiperndjeshmėrisė dentinale dhe qė tė bazoheshin nė pėrftimin e okluzionit tė tubulave dentinale nėpėrmjet produkteve kimike mbi pėrftimin e njė okluzioni fizik, ulja e ndjeshmėrisė nervore ose fotobiomodulimi (terapia e dritės me nivel tė ulėt).
25 RCT (16 paralele, 9 split-mouth), publikuar nga viti 1992 deri nė vitin 2016, janė pėrfshirė nė rishikim. Rezultatet e meta-analizės sė kėtij rishikimi kanė treguar se grupet e trajtuara nė mėnyrė profesionale me okluzion kimik, fizik, tė tubulave dentinale dhe fotobiomodulimit kanė garantuar efekte mė tė mėdha tė uljes sė ndjeshmėrisė statistikisht domethėnėse nė krahasim me placebon me respektivisht p <0,00001, p <0,00001 e p = 0,02.

Pėr trajtimet nė kushtet e shtėpisė, rezultatet e meta-analizės kanė treguar se vetėm nė nėngrupet e trajtuara me okluzion kimik tė tubulave dentinale dhe tė fotobiomodulimit ėshtė regjistruar njė diferencė domethėnėse nga ana statistikore nė krahasim me placebon respektivisht me p <0,00001 e p = 0,03. Nga tė dhėnat e kėtij rishikimi mund tė pėrfundojmė se ulja e ndjeshmėrisė pėrftohet me trajtime profesionale tė kryera nė klinikė, qofshin kėto tė rendit kimik, fizik apo tė fotobiomodulimit, Pėr trajtimet nė kushtet e shtėpisė vetėm ulja e ndjeshmėrisė e pėrftuar nėpėrmjet okluzionit kimik tė tubulave dentinale dhe fotobiomodulimit ka treguar njė efikasitet mė tė madh dhe domethėnės nga ana statistikore nė krahasim me placebon.

Nga ky rishikim mund tė vihen re kufizime qė kanė tė bėjnė kryesisht me periudhat e follow-up-it, tė studimeve tė pėrfshira qė janė pothuajse tė shkurtėr (mė i gjati ėshtė prej 12 muajsh, 3 studime kanė njė follow-up prej 7 ditėsh, ndėrsa pjesa mė e madhe prej pak javėsh) dhe pėrjashtimi i studimeve qė kanė pėrdorur metoda tė ndryshme nga stimulimi me ajėr tė kompresuar pėr tė vlerėsuar DH, duke ēuar nė humbjen e informacioneve potencialisht tė dobishme.


Pėr mė tepėr:
• Liang X, Wei Z, Hu D, Ruan J. Prevalence of dentin hypersensitivity among the residents of Xi'an city, China. Acta Odontol Sacand 2017;75(6):387-93.
• Kopycka-Kedzierawski DT, Meyerowitz C, Litaker MS, Heft MW, Tasgaonkar N, Day MR, Porter-Williams A, Gordan VV, Yardic RL, Lawhorn TM, Gilbert GH, National Dental PBRN Collaborative Group. Management of dentin hypersensitivity by practitioners in The National Dental Practice-Based Research Network. J Am Dent Assoc 2017;148:728-36  
• Jo G, Simring M, Schreiner S. Attrition, abrasion, corrosion abfraction revisited: a new perspective on tooth surface lesions. J Am Dent Assoc 2004;135:1109-18  
• Brännström M, Astron A. The hydrodynamics of the dentin: its possible relationship to dentinal pain. Int Dent J 1972;22(2):219-27  
• Vano M, Derchi G, Barone A, Pinna R, Usai P, Covani U. (2017) Reducing dentine hypersensitivity with nano-hydroxyapatite toothpaste: a double-blind randomized controlled trial. Clin Oral Investig 2018;22(1):313-20.  
• Moraschini V, da Costa LS, Dos Santos GO. Effectiveness for dentin hypersensitivity treatment of non-carious cervical lesions: a meta-analysis. Clin Oral Investig 2018 Mar;22(2):617-31.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D