Perimplantiti mė i shpeshtė te duhanpirėsit: tė dhėna nga literatura


|

Implantologji | 5 Prill 2018 |

Perimplantiti mė i shpeshtė te duhanpirėsit: tė dhėna nga literatura

Nga Figini Lara


Terapia implantare nė gjendjen aktuale rezulton tė jetė njė trajtim efikas dhe i parashikueshėm. Dy reagimet inflamatore pėrreth implanteve dentare mė tė shpeshta janė mukoziti perimplantar dhe perimplantiti (Atieh et al., 2013; Mobelli et al., 2012). Prevalenca e mukozitit perimplantar varion midis 36,3% dhe 64,6% dhe ajo e perimplantitit midis 8,9% dhe 47,1% (Albandar, 2002; Atoej et al., 2013).

Duhanpirja ėshtė cilėsuar tashmė se ėshtė njė faktor i rėndėsishėm risku pėr humbjen e dhėmbėve natyralė qė lidhet me periodontitin (Albandar, 2002; Warnakulasuriya et al., 2010), por ėshtė lidhur gjithashtu dhe me humbjen kockore perimplantare dhe me dėshtimin e implanteve (Heitz-Mayfield, 2008; Saaby et al., 2016). Njė rishikim sistematik i kohėve tė fundit ka sugjeruar njė risk mė tė lartė tė infeksionit post-operator, humbje tė kockės marginale dhe shkallė dėshtimi implantar te duhanpirėsit (Cheng, 2015).

Kėto tė dhėna gjejnė njė konfirmim tė mėtejshėm nė njė studim tė kohėve tė fundit nė Oral Disease tė marsit 2018 ku ėshtė nxjerrė pėrfundimi se duhanpirėsit kanė njė risk mė tė lartė pėr tė zhvilluar sėmundje perimplantare nė krahasim me jo duhanpirėsit. Prandaj kėshilla ėshtė qė tė pėrfshijmė nė trajtimet implantare njė program me njė follow-up mė tė afėrt dhe takime mė tė shpeshta pėr pacientėt duhanpirės. Nė kėtė studim janė pėrfshirė 43 pacientė tė shėndetshėm (22 meshkuj dhe 21 femra, me moshė midis 44-60 vjeē, mosha mesatare: 51,2 vjeē) nga janari 2016 deri mė janar 2017. 20 pacientė kanė rezultuar tė jenė jo duhanpirės. Kriteret e pėrfshirjes kanė qenė si mė poshtė: pacientė tė shėndetshėm dhe me njė protezė fikse tė mbėshtetur nga implanti nė funksion pėr tė paktėn 1 vit.

Diagnoza e perimplantitit ėshtė gjykuar e tillė nėse do tė ishte e pranishme njė njėsi me thellėsi tė sondimit (PD) >4 mm, gjakrrjedhje gjatė sondimit (BOP) dhe/ose plagė tė infektuara dhe evidencė radiografike tė humbjes kockore ≥2 mm. Mukoziti perimplantar ėshtė gjykuar i tillė nėse BOP do tė ishte pa humbje tė mbėshtetjes kockore (Lindhe, Meyle, 2008; Tomasi, Derks, 2012). Implantet e shėndetshėm nuk paraqisnin BOP dhe asnjė shenjė klinike tė humbjes sė kockės alveolare. Kriteret e pėrjashtimit kanė qenė si mė poshtė:

• Prania e ēdo sėmundje sistematike tė njohur
• Histori periodontiti agresiv
• Pėrdorim i antibiotikėve dhe/ose anti-inflamatorėve nė 6 muajt e kaluar

Rezultatet e kėtij studimi konfirmojnė tė dhėnat e hasura deri tani nė rishikimin e Chang tė vitit 2015 dhe nė studimet tė tjera tė mėparshme dhe kėshtu qė perimplantiti dhe mukoziti krijohen nė mėnyrė domethėnėse mė shpesh nė individėt duhanpirės nė krahasim me ata jo duhanpirės (p = 0,001). Edhe vlerat e plagėve tė infektuara, gjakrrjedhjes dhe pranisė sė pllakės bakteriale pėrreth implanteve rezultojnė nė mėnyrė domethėnėse mė tė larta te duhanpirėsit nė krahasim me jo duhanpirėsit (respektivisht, p = 0,001; p = 0,002; p <0,0001).


Pėr mė tepėr:
• Atieh MA, Alsabeeha NH, Faggion CM, Duncan WJ. The frequency of peri-implant diseases: a systematic review andmeta-analysis. Journal of Periodontology 2013;84:1586-98.  
• Mombelli A, Müller N, Cionca N. The epidemiology of peri- implantitis. Clinical Oral Implants Research 2012;23:67-76.  
• Albandar JM.Global risk factors and risk indicators for periodontal diseases. Periodontology 2000 2002;29:177-206.  
• Warnakulasuriya S, Dietrich T, Bornstein MM, Casals Peidro E, Preshaw PM, Walter C, Bergström J. Oral health risks of tobacco use and effects of cessation. International Dental Journal 2010;60:7-30.  
• Heitz-Mayfield LJ. Peri- implant diseases: diagnosis and risk indicators. Journal of Clinical Periodontology 2008;35:292-304.  
• Saaby M, Karring E, Schou S, Isidor F. Factors influencing severity of peri-implantitis. Clinical Oral Implants Research 2016;27:7-12.  
• Cheng L. Limited evidence suggests higher risk of dental implant failures in smokers than in nonsmokers. The Journal of the American Dental Association 2015;43(5):487-98.  
• Lindhe J, Meyle J and Group D of European Workshop on Periodontology. Peri-implant diseases: consensus report of the Sixth European Workshop on Periodontology. Journal of Clinical Periodontology2008;35(8):282-5.  
• Gürlek Ö, Gümüş P, Buduneli N. Smokers have a higher risk of inflammatory peri-implant disease than non-smokers. Oral Dis 2018 Mar;24(1-2):30-2.
 

 
Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 71 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D