Trajtimi kirurgjikal pėr rastin e rėndė tė periodontitit kronik


|

Parodontologji | 29 Mars 2018 |

Trajtimi kirurgjikal pėr rastin e rėndė tė periodontitit kronik

Rast klinik fitues i ēmimit Vogel

Dr. Maria Di Martino


Shoqata italiane e Periodontologjisė dhe Implantologjisė (SIdP) gjatė Kongresit XX Nacional tė mbajtur nė Rimini mė 14-17 Mars 2018, ka vlerėsuar si fitues tė Ēmimit Vogel pėr rastin mė tė mirė klinik dr. Maria Di Maritno, periodontologe e re e ekipit tė prof. Massimo De Sanctis, Titullar i Katedrės sė Periodontologjisė tė Universitetit Vita e Salute San Raffaele, Milano.

Rasti klinik ka tė bėjė me njė grua 34 vjeēare qė nė vitin 2013 paraqiste njė problem tė periodontitit kronik tė lokalizuar dhe tė rėndė nė nivelin e incizivėve #11-12, prekur nga njė defekt infrakockor i thellė si krater, i shtrirė pėrtej dy tė tretave tė gjatėsisė radikolare tė tė dy elementeve dentare. Bėhet fjalė pėr rezultatin e njė procesi inflamator tė zbuluar prej gati 10 vitesh nga ortodonti i saj dhe qė nuk ėshtė trajtuar kurrė me asnjė terapi.

Prognoza e elementeve ėshtė e dyshimtė, estetika e buzėqeshjes ėshtė e kompromentuar si nga prania e njė papile negative dhe nga njė recesion i rėndėsishėm vestibular i dy invizivėve qė shkakton njė eruptim pasiv tė ndryshuar tė elementeve tė mbetura tė sekstantin frontal maksilar.

Terapia ka parashikuar njė trajtim selektiv dhe tė kujdesshėm jo kirurgjikal me qėllim reduktimin e inflamacionit tė indeve periodontale duke i pėrgatitur pėr njė terapi rigjeneruese tė njėsisė #11-12 sipas qasjes sė pėrshkruar nė artikullin e Zucchelli, De Sanctis 2003. Incizioni SPP (simplified papilla preservation), rigjenerim me pėrdorimin e amelogenin tė kombinuara me ksenograft, spostim tė kurorės sė lembos falė njė lėshimi periostal me qėllim qė tė garantojmė njė mbyllje primare nė nivel interproksimal dhe tė reduktojmė sa mė shumė tė jetė e mundur recesionet vestibulare tė dy elementeve. Rezultati i terapisė ėshtė dėshmuar njė sukses me reduktimin e thellėsisė sė sondimit prej 7-8 mm dhe mungesės sė gjakrrjedhjes. Me stabilizimin e rezultateve tė terapisė rigjeneruese dhe tė gjendjes sė shėndetit tė dy incizivėve, faza e dytė kirurgjikale ka synuar pėr njė pėrmirėsim tė estetikės me njė terapi rezeksioni tė kockės pėr korrigjimin e buzėqeshjes gingivale (Cairo dhe coll 2012, Tatakis et al.2015) dhe njė teknikė nė formė tuneli tė modifikuar pėr shtimin e vėllimit tė papilės #11-12 (Azzi & Etienne 1998, Aroca & Etienne 2010).

Rezultati pas 4 vitesh nga fillimi i trajtimit tregon njė stabilitet tė gjendjes sė shėndetit tė incizivėve nė fjalė me parametra periodontalė fiziologjikė dhe njė buzėqeshje nga ana estetike tė kėndshme me njė shkallė tė lartė tė kėnaqėsisė nga ana e pacientit.

Rasti klinik ka mundėsuar qė tė dėshmojmė rėndėsinė e njė diagnoze tė kujdesshme qė tė marrė nė konsideratė tė gjithė zgavrėn e gojės nė planin dentar dhe periodontal dhe njė qasje terapeutike biologjikisht tė drejtuar, me qėllim qė tė shfrytėzojė sa mė shumė tė jetė e mundur potencialin riparues dhe rigjenerues tė indeve nė njė paciente me pajtueshmėri optimale.





Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 60 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D