Proteza implantare me vidhosje kundrejt asaj tė cementuar


|

Implantologji | 26 Mars 2018 |

Proteza implantare me vidhosje kundrejt asaj tė cementuar

Njė kėrkim ka hetuar cila metodė rrit riskun

Nga Figini Lara, Gagliani Massimo


Fraktura implantare ėshtė njė komplikim qė duhet konsideruar i rrallė nė implantologji. Faktorė tė ndryshėm janė sugjeruar si shkaqe tė mundshme etiologjike tė frakturave implantare si projektimi i implantit, adaptimi pasiv i abatment dhe mbingarkesa biomekanike.

Klinikisht inflamacioni gingival, gjakrrjedhja gjatė sondimit dhe humbja kockore janė karakteristika tė zakonshme dhe pėrfaqėsojnė kėmbana alarmi pėr frakturat implantare. Berglundh et al. nė 2002 kanė rishikuar 159 artikuj qė kishin tė bėnin me komplikimet e implanteve dentare gjatė njė periudhe prej 5 vitesh dhe kanė raportuar se prevalenca e frakturės implantare ėshtė mė e ulėt se 1% (nga 0,08% nė 0,74%).

Njė studim grupi retrospektiv akoma dhe mė i kohėve tė fundit ėshtė publikuar nė Journal of Oral and Maxillofacial Surgery, shtator 2017 dhe ka vlerėsuar incidencėn e frakturave implantare dhe ka identifikuar faktorėt qė lidhen me tė. Nė kėtė studim janė regjistruar tė dhėnat demografike, pozicioni i implantit dhe karakteristikat e tij, lloji i lidhjes implant-abatment, lloji i protezės sė vendosur. Rezultatet e zbuluara nga ky studim citohen nė vazhdim.

E dhėna e parė me shumė interes qė zbulohet nga kėrkimi ėshtė si vijon: nė 18700 implante tė marra nė konsideratė vetėm 37 - e barabartė me 0,002%, ose rreth 1 ēdo 505 - janė frakturuar. Kjo e dhėnė duhet tė na bėjė tė mendojmė pėr frakturėn implantare si njė problem i fshehur po jo shumė i shpeshtė; nga studimi nuk deduktohen implikimet te pacientėt. Duke konsideruar se nė brendėsi tė grupit pacientėt e marrė nė testim mund tė jenė bartės tė mė shumė se njė implanti secili, incidenca e problemit mund tė jetė e barabartė me 1 pacient ēdo rreth 200; jo njė fakt indiferent. Incidenca e hasur ishte nė rritje me kalimin e viteve duke qenė e barabartė me 0,38 pėr 1000 nė vitin e parė dhe 1,46 pėr 1000 pas 5 vitesh.

Autorėt kanė marrė kėshtu nė testim se cilėt ishin faktorėt qė pėrfshiheshin mė shumė nė incidentin e frakturės. Megjithėse jo tė vėrtetuar nga rėndėsia statistikore, implantet teke nė zonat posteriore (premolare dhe molare) janė ato qė janė subjekt mė i madh i frakturave: dyfishi i frakturave ėshtė hasur nė mandibul nė krahasim me maksilėn. Nė artikull mė pas del nė pah njė e dhėnė e diskutueshme, nė pjesėn e ekspozimit tė tė dhėnave vėrtetohet se 26 nė 37 implante ishin karikuar me proteza tė cementuara ndėrsa vetėm 11 kishin proteza me vidhosje. Nė pjesėn e diskutimit afirmohet e kundėrta, pra qė protezat me vidhosje nė implante mund tė kenė njė rol vendimtar nė zhvillimin e frakturave implantare.

Gjithashtu dhe bashkimi i tyre me implante tė llojit konik, ėshtė njė tjetėr faktor risku pėr fraktura. Nė konkluzion, keqkuptimi mbi interpretimin e tė dhėnave ndikon nė cilėsinė e pėrgjithshme tė punės qė ka meritėn qė tė vėrė nė dukje se sa mund tė ndikojė te pacientėt njė problematikė si fraktura e implanteve tė integruara nė kockė qė duket pothuajse e pamundur nė mėnyrė strikte logjike.

Nė kėtė kėndvėshtrim, deklarata mė duket ēorientuese.

Zakonet parafunksionale janė njohur si faktorėt kryesorė tė riskut nė frakturat implantare, nė konfirmim tė njė studimi mė tė vjetėr tė Rangert et al. ku raportohej se 56% e pacientėve me fraktura implantare vuanin nga bruksizmi. Sipas kėtij punimi, implantet konike dhe ato me proteza me vidhosje mund tė frakturohen me frekuencė mė tė madhe dhe mė parė pėr sa i pėrket kohės, pas vendosjes sė protezės nė implant.


Pėr mė tepėr:
• Berglundh T, Persson L, Klinge B. A systematic review of the incidence of biological and technical complications in implantdentistry reported in prospective longitudinal studies of at least 5 years. J Clin Periodontol 2002;29(3):197
• Rangert B, Krogh PH, Langer B, Van Roekel N. Bending overload and implant fracture: a retrospective clinical analysis. Int J Oral Maxillofac Implants 1995;10:326
• Tabrizi R, Behnia H, Taherian S, Hesami N. What are the incidence and factors associated with implant fracture? Journal of Oral and Maxillofacial Surgery 2017;75(9):1866-72

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 55 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D