Implante zigomatike juksta-sinusal. Aspekte klinike dhe ligjore (Pjesa II)


|

Implantologji | 21 Shkurt 2018 |

Implante zigomatike juksta-sinusal. Aspekte klinike dhe ligjore (Pjesa II)

Prof. Andrea Edoardo Bianchi


Konkluzione

Rehabilitimi me implante zigomatike ėshtė njė opsion terapeutik efikas dhe i parashikueshėm por nuk mungojnė komplikimet; prandaj duhet tė jetė i rezervuar vetėm pėr rastet e pėrzgjedhura me atrofi maksilare ekstreme.

Duke qenė se kemi tė bėjmė me ndėrhyrje qė pėrfshijnė njėsi anatomike ngjitur me struktura veēanėrisht delikate (gropa pterigo-maksilare, gropa infratemporale dhe orbita), duhet tė praktikohen nga mjekė me eksperiencė tė madhe kirurgjikale me implante konvencionale dhe qė kanė marrė dhe njė formim adekuat specifik; gjithashtu duhet tė suportohen nga produkte adekuate nga ana teknologjike.

Pavarėsisht se teknika juksta-sinusale, siē citohet, nuk ndryshon fiziologjinė e drenazhit ciliar sinusal nė ndryshim nga teknikat e propozuara mė parė nga Branemark dhe bashkėpunėtorėt, sinusopatia kronike duhet sidoqoftė tė trajtohet me njė kirurgji funksionale tė sinuseve paranazale, para apo ndonjėherė dhe njėkohėsisht me ndėrhyrjen implantologjike kur ėshtė e pranishme.

Ėshtė gjithashtu e mbarė qė profesionistėt qė merren me rehabilitim implantoprotetik nė njė kuptim tė gjerė duhet tė njohin dhe metodikėn e pėrshkruar; por nė tė njėjtėn kohė ėshtė e nevojshme qė tė njėjtėt, duke pasur kėtė teknikė kirurgjiko-protetike ndėr opsionet terapeutike, ndjekin mė parė njė proces tė tė kuptuarit teoriko-praktik qė tė mund tė propozojnė dhe ndjekin, kur udhėzohet, procedurėn specifike. Pėr kėtė qėllim dhe pėr tė shmangur njė pėrhapje tė tepėrt tė trajnimeve me njė cilėsi gjithmonė e mė shumė tė vėshtirė pėr t'u kontrolluar, shpresohet qė ambientet institucionale dedikuar trajnimit tė bėhen pjesė rigoroze. 

Pėr ta pėrmbyllur, duhet akoma tė nėnvizojmė se pėr momentin nuk duhet konsideruar as korrekte as etike qė tė zgjedhim si opsion tė parė rehabilitimin me implante zigomatike nė rastet e atrofisė kockore tė korrigjueshme me metodika rikonstruktive tradicionale, nė tė cilat pacienti kėrkon qė tė shkurtohen kohėt protetike ndoshta duke dėshiruar njė ngarkesė tė menjėhershme.




Aspekte odontologjike - forenzike
Nga pikėpamja mjeko ligjore/odontologjike-forenzike mund tė afirmojmė se teknika e ilustruar duke dėshmuar klinikisht njė besueshmėri tė mirė dhe udhėzime specifike terapeutike mund tė futet nė bagazhin standard tė formimit nė implantologji dhe mund tė kryhet/pėrdoret me kushtin qė:

• Shoqatat shkencore kompetente tė sektorit duhet tė kujdesen qė tė pėrcaktojnė udhėzime/rekomandime pėr menaxhimin e rasteve, gjithashtu duke udhėzuar, ose duke bėrė njė literaturė tė posaēme mbi kėtė temė, cilat janė udhėzimet/kufizimet pėr kryerjen e vetė metodės; nė veēanti duhet saktėsuar se implantet me ankorim zigomatik, propozuar me teknikėn e implanteve zigomatike juksta-kockore duhet tė konsiderohen zgjedhja sekondare me teknika tashmė tė vlefshme (tradicionale) dhe ku kushtet anatomike e lejojnė.
• Si pasojė e pikės sė mėsipėrme duhet tė konsiderohet oportune njė fazė specifike para trajtimit (pėr mė tepėr e parashikuar si e detyrueshme nga ana ligjore): nė pėrfundim tė fazės diagnostikuese/vlerėsuese preliminare, duhet tė vijojmė me informimin e pacientit mbi alternativat terapeutike dhe nė rastin e vlerėsimit pėr tė praktikuar teknikėn me implante zigomatike, bėhet ilustrimi i vetė metodės, me qėllim qė tė pėrftohet njė miratim i vlefshėm pėr kurėn; pėr t'u shpresuar nė fazėn informative ėshtė pėrdorimi i njė guide tė dokumentuar edhe me imazhe ose dhe realizimi i njė moduli me miratim specifik. I kujtojmė kolegėve se forma tė tilla duhet tė realizohen nė mėnyra "tė kuptueshme" pėr pacientin, duhet tė pėrmbajnė hapėsira pėr ekspozimin e elementeve specifike tė rastit nė trajtim, duhet tė jenė gjithmonė tė plotėsuara nė mėnyrėn e duhur, nė rast tė kundėrt ka penalizim, apelim dhe/ose kundėrshtim tė tyre.
• Praktika e implantologjisė zigomatike me teknikėn juksta-sinusale nga ana e mjekut kirurg ose e stomatologut, pėr sa i pėrket teknikės sė pėrzgjedhjes, parashikon kėshtu njė formim specifik qė duhet tė jetė i dokumentueshėm (nė fushėn e demonstrimit potencial tė vetė kompetencave specifike); gjithashtu mundėsia pėr tė demonstruar dhe siguruar njė rrjedhė adekuate diagnostikuese preliminare, njė informacion adekuat pėr pacientin, njė miratim tė tijin eksplicit ndaj kurave, informacioni preliminar rreth komplikimeve tė mundshme, marrėdhėnia pas ndėrhyrjes nė njė periudhė adekuate tė follow-up-it dhe me qėllimin pėr tė verifikuar apo njohur njė fillim eventual tė komplikimeve (parashikuar nė njėsinė e informacionit por jo tė parashikueshme) janė akte jo vetėm tė kėshilluara, por qė duhen.

Pėr fazėn pas kurimit vlejnė rregullat e sjelljes sė mirė, nė pėrgjithėsi qė duhen aplikuar nė fushėn stomatologjike, ose ruajtja e dokumentacionit pėr tė paktėn 10 vjet (nga pėrfundimi i raportit tė fundit tė kurave); nė rastin e kėrkesės sė dokumentacionit tė rastit nga ana e pacientit nėnvizohet dorėzimi i kopjes me faturė pėr sa i ėshtė dhėnė nė mėnyrė analitike pacientit; pėrveē ikonografisė specifike, pėr dokumentimin e rastit duhet plotėsuar njė ditar klinik qė pėrmban shumėn e tė gjitha informacioneve tė rastit, i cili nė rast konflikti do tė rezultojė insturmenti/manuali i udhėzimit ndaj vlerėsimit tė rastit.

Tė gjitha kėto nė kėtė njėsi nuk janė konsideruar dhe vlejnė rregullat e pėrgjithshme tė profesionit; gjithashtu duke konsideruar se teknika e implantologjisė zigomatike juksta-sinusale i pėrket si metodikės, si kirurgjisė orale (me prejardhje Odontostomatologjike) qė pėr kirurgun maksilo-facial (me prejardhje mjekėsore) ndėrhyn nė njė zonė klinike qė mund tė parashikojė si nė pėrzgjedhjen e rastit si nė menaxhimin e komplikimeve, interesa qė i pėrkasin specialieteteve si ORL, Onkologji, Stomatologji protetike etj., ėshtė gjithmonė pėr t'u shpresuar njė qasje multidisiplinore.

Nėn kujdesin e: Prof. Andera Edoardo Bianchi; President, Instituti Stomatologjik Italian

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 69 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D