Implante zigomatike juksta-sinusal. Aspekte klinike dhe ligjore (Pjesa I)


|

Implantologji | 20 Shkurt 2018 |

Implante zigomatike juksta-sinusal. Aspekte klinike dhe ligjore (Pjesa I)

Prof. Andrea Edoardo Bianchi


Ėshtė zhvilluar nė Milano mė 7 tetor 2017, pranė Institutit Stomatologjik Italian (ISI), i pari Consensus conference mbi implantet zigomatike, organizuar si pjesė e njė programi trajnimi dedikuar Implantoprotezave nė implante me ankorim zigomatik.

Nė kėtė ditė, njė grup ekspertėsh klinikė mbi argumentin specifik midis Andrea Edoardo Bianchi, kirurg maksilo-facial dhe President i ISI, Aldo Bruno Giannì, Profesor i kirurgjisė maksilo-faciale pranė Universitetit tė studimeve Milano dhe drejtor i Njėsisė Komplekse tė Kirurgjisė maksilo-faciale dhe Odontostomatologjisė sė Fondacionit Ca' Granda IRCCS Spitali Poliklinik i Milanos, Francesco Grecchi, Drejtor i UOC i Kirurgjisė maksilo-faciale tė Institutit Ortopedik Galeazzi tė Milanos ndihmuar nga ndihmėsi i tij Francesco Gallo, Pietro Salvatori, Pėrgjegjės i repartit ORL Humanitas S.Pio X dhe gjithashtu Marco Lorenzo Scarpelli, koordinator i Master tė nivelit II nė Odontologji Forenzike pranė Universitetit tė Studimeve tė Firences dhe Francesco D'Evant, konsulent teknik i Gjykatės sė Milanos nė stomatologji dhe kirurgji maksilo-faciale. Gjithashtu pėr tė pasur njė kuadėr mė tė plotė dhe ezaurues tė tė gjithė aspekteve tė nevojshme rreth fushės nė tė cilėn ballafaqohej, kanė ndėrhyrė kontributet e kirurgut maksilo-facial Sandro Siervo (ISI) dhe tė protezistit tė referencės sė grupit, Francesco Zingari.

Paneli i ekspertėve ėshtė ballafaquar me aspektet klinike dhe mjeko-ligjore tė pėrfshirė nė praktikėn e kėsaj teknike tė implantologjisė juksta-kockore, kufiri midis stomatologjisė, kirurgjisė orale dhe maksilo-faciale dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė objekt me interes tė veēantė dhe reflektimi pėr sa i pėrket dy argumenteve specifike: cilėt mjekė pėr legjislacionin italian mund tė kenė akses ndaj kėsaj kirurgjie dhe cilat janė kushtet klinike nė rekrutimin e pacientėve pėr kėtė tipologji ndėrhyrjesh.

Background (historiku)

Implantet zigomatike qė nga debutimi i tyre, janė dėshmuar si njė alternativė rehabilituese pėr trajtimin e nofullave edentule nė shkallė tė rėndė atrofike. Teknika parashikon ankorimin apikal tė implanteve nė trupin e kockės malare dhe zbulimin e lidhjes implanto-protetike nė korrespondencė tė kreshtės kockore maksilare; e gjitha kjo finalizuar pėr tė rivendosur njė funksion tė aparatit stomatognatik nėpėrmjet njė retencioni tė parashikuar bikortikal me qėllimin pėr tė lejuar suportin protetik.

Procedura, paraqitur nga Brånemark nė vitin 1998, pėr rehabilitimin e pacientėve me deficit tė rėndė kockor maksilar si pasojė e rezeksioneve post-onkologjike, traumave, keqfunksionimeve apo edentulisė duhet konsideruar njė opsion i shkėlqyer terapeutik pėr teknikat rikonstruktive tė nofullės, duke dėshmuar pėrqindje tė mira tė suksesit pėr 10 vjet.

Protokolli origjinal parashikonte kalimin intra-sinusal tė trupit tė implantit; kjo ekspozonte nė disa raste, pacientėt ndaj zhvillimit tė sinusopative postoperatore nga ērregullimi i mekanizmit ciliar ose nga migrimi i mikroorganizmave patogjene tė zgavrės sė gojės; gjithashtu emergjenca e platformave tė lidhjes protetike nė pozicion palatal ka krijuar gjithmonė vėshtirėsi nė menaxhimin e sistemit tė ankorimit protetik.

Implantologjia zigomatike juksta-sinusale ėshtė njė evolucion i teknikės sė zakonshme tė propozuar nga Brånemark. Zhvillimi ėshtė bazuar nė konsiderata klinike dhe ėshtė mbėshtetur nga evolucioni teknologjik i materialeve dhe i produkteve tė pėrdorura. Nė dekursin transinusal tė implantit, propozohet njė teknikė juksta-sinusale qė pėrfshin nė mėnyrė marginale sinusin maksilar nė respekt tė plotė tė anatomisė dhe funksionit tė tij.

Udhėzime

Udhėzimet e konsoliduara dhe tė pėrcaktuara nė protokollin Nobel Biocare (1998) pėrfshinin pacientėt me deficit tė zgjeruar kockor maksilar, rezultat i rezeksionit post-onkologjik, traumave dhe defekteve kongjenitale tė pazgjidhura me terapi tė tjera rikonstruktive. Publikime tė shumta tė Autorėve tė rėndėsishėm nė literaturėn internacionale propozojnė gjithashtu prej vitesh implantologjinė zigomatike si njė mundėsi efikase terapeutike dhe nė trajtimin e atrofive maksilare nga shkaqe degjeneruese. Kėto konsiderata e bėjnė implantin zigomatik jo njė alternativė tė largėt pėr teknikat rikonstruktive tradicionale tė grafteve kockore, nė mėnyrė tė veēantė nėse ėshtė me fibula tė mikrovaskularizuara dhe njė burim terapeutik qė shpesh mund tė shfrytėzojė dhe ngarkesėn e menjėhershme dhe tė zvogėlojė si pasojė kohėt e rehabilitimit, kostot biologjike tė ndėrhyrjeve tė tjera dhe sėmundshmėrisė qė vjen nga vetė ato. Udhėzimi mund tė bėhet pothuajse primar nė dėshtimet e rikonstruksioneve tė mėtejshme kockore dhe nė rehabilitimet post-onkologjike pas hemimaksilektomisė.

Gjithsesi besojmė se njė qasje e tillė terapeutike duhet rezervuar pėr raste tė seleksionuara nė mėnyrė oportune dhe nuk mund tė propozohet si opsion i parė terapeutik nė tė gjithė kuadrot klinik tė edentulisė totale apo parciale tė maksilės, si virtyt nga njėra anė e komplikimeve tė rralla por tė mundshme, qė s'duhen tė mospėrfillen, tė raportuara nė literaturė, si fistula kutane, sinusit dhe ērregullime vizuale nga invazioni i orbitės dhe nga ana tjetėr nga indeksi mė i madh i besueshmėrisė afatgjatė tė qasjeve alternative si implantet e shkurtėr, implantet me kėnd ose rikonstruksionet kockore nėpėrmjet teknikave tė ngritjes sinusale ose grafteve kockore autologe.

Mund tė konsiderohen raste tė denja pėr implantologji zigomatike kuadrot e mėposhtėm klinik:

• Pacientė qė i janė nėnshtruar tashmė kirurgjisė onkologjike radikale, ndjekur ose jo nga radio dhe/ose kimioterapia e maksilės me ngjarje deficiti kockor dhe tė indeve tė buta;
• Pacientė me atrofi ekstreme kockore, si klasa 6 e Cawood dhe Howell, nė tė cilat pėr tė pėrftuar njė rehabilitim implanto-protetik fiks ėshtė e nevojshme qė t'i drejtohemi teknikave kirurgjikale shumė komplekse dhe me sėmundshmėri tė lartė si lembot kockore mikrovaskulare;
• Pacientė me atrofi kockore tė markuar dhe osteoporozėn e pėrgjithėsuar qė kundėrindikon qė tė procedojmė me marrjen e mostrės tė kockės autologe
• Pacientėt qė i janė nėnshtruar tashmė rikonstruksioneve kockore tradicionale me riabsorbim kockor dhe me pasojė njė dėshtim implantar
• Pacientėt me atrofi kockore tė cilėve i kundėrindikohet pėr motive lokale njė rikonstruksion kockor tradicional ose thjesht futja e implanteve nė njėsitė e zakonshme (p.sh. displazia fibroze ose osteocementimi maksilar etj.)

Teknika kirurgjikale

Teknika kirurgjikale nė pozicionimin e katėr implanteve zigomatike, dy pėr ēdo gjysmė maksilė, parashikon njė incizion mukoperiostal nė qendrėn e mukozės sė keratinizuar tė mbetur nė kreshtė me shtrirje nga1.6 nė 2.6 me incizione me shkarkim vestibular; mobilizimi i lembos mukoperiostale mund tė ndodhė, njėkohėsisht, nė mėnyrė bilaterale ose nė dy faza tė ndara dhe arrin kufirin orbital inferior duke izoluar si nė mėnyrė tė mesme si nė mėnyrė distale foramenin infraorbital dhe nervin respektiv, emergjenca e tė cilit do tė mbahet nėn kontroll gjatė gjithė fazės kirurgjikale. Nė mėnyrė bilaterale tė implantit anterior parashikohet nė nivel tė zonės 2-3, ndėrsa ajo posteriore duhet tė zėrė zonėn 5-6. Nė rastin nė tė cilin nė porcionin kockor anterior me sinuset maksilare ėshtė e disponueshme kockė e mbetur, mund tė adoptohet njė teknikė e pėrzier me implante tradicionale dhe vetėm dy implante zigomatike posteriore. Nė rastin kur kemi vetėm 4 implante zigomatike, akset implantare divergjente drejt zgavrės orale do tė rezultojnė biomekanikisht mė funksionale nė krahasim me dy fiksime paralele edhe pse nė zigomat me dimensione tė reduktuara, kjo zgjidhje nuk ėshtė gjithmonė e pėrftueshme.

Procedura kirurgjikale parashikon njė ose dy kortikotomi me ftesė tė paretit antero-lateral tė sinusit maksilar, kryer me frezė me kokė diamanti nė formė sfere me diametėr rreth 4 mm, duke respektuar membranėn sinusale. Ajo mė posteriore pozicionohet nėn procesin zigomatik mbi kreshtėn kockore me kalim drejt faqes posteriore tuberositas. E dyta kryhet nė mėnyrė mė anteriore, duke shfrytėzuar nė maksimum dimensionet e zigomės nė zona nė respekt tė nervit infraorbital. Vrimat do tė rakordohen me njėsitė e emergjencave intraorale tė implanteve qė janė evidentuar mė parė nėpėrmjet frezave me kokė diamanti cilindrike me ashpėrsi tė ndryshme (tė madhe, tė mesme dhe tė imėta) me majė atraumatike qė nuk punon, me tė njėjtin diametėr tė implanteve (4,2 mm) tė projektuara pėr respektimin e membranės sinusale.

Thellėsia e sulkusit nė drejtimin alveolo-palatal do e bėjė implantin pak a shumė tė pėrkulur. Trajektorja implantare do tė kompletohet nė mėnyrė qė tė shmangė dyshemenė orbitale dhe emergjencėn e nervit infraorbital.

Freza pilot pėr tė pėrshtatur pjesėn apikale tė filetuar tė implanteve duhet tė kalojė plotėsisht zigomėn pėr tė shfrytėzuar plotėsisht trashėsinė e kockės dhe tė dalė jashtė nga kortikalja e jashtme nė mėnyrė distale. Manovra mund tė kryhet nė ambiente tė mbyllura, duke perceptuar majėn e frezės nėn gishtin e vendosur nė faqe, sepse maja e frezės ėshtė projektuar nė mėnyrė qė tė mos provokojė lezione nė indet e buta qė mbulojnė zigomėn. Njėsia implantare perfeksionohet me pasazhe vijuese dhe nė marrėdhėnie me konsistencėn e kockės. Emergjenca e kurorės sė implanteve duhet tė pėrkojė sa mė shumė tė jetė e mundur me linjėn e kreshtės, ėshtė mė mirė nėse do tė jetė lehtėsisht palatale, duke garantuar nė kėtė mėnyrė njė menaxhim mė tė mirė protetik nė krahasim me teknikėn transinusale qė gjithmonė ka dėshmuar njė pengesė palatale.

Pėr shkak se implantologjia zigomatike shfrytėzon pėr qėndrueshmėrinė e fiksimeve trupin e kockės malare, pėr tė dalė nė zgavrėn e gojės nevojiten implante me gjatėsi maksimale (nga 30 nė mė shumė se 50 mm) me diametėr lidhjesh (nga 30 nė mė shumė se 50 mm) dhe lidhje protetike tė duhura pėr tė mbajtur ngarkesėn mastikatore edhe me pėrkulje tė monkoneve shumė tė mėdha qė mund tė arrijnė dhe 50°.

Gjithashtu, pėr shkak se implantet kalojnė shpesh nė njė kanal vetėm pjesėrisht intrakockor, pėrdoren implante lisho pėr tė reduktuar riskun e perimplantitit qė mund tė zhvillohet nė tė gjithė sektorėt posteriorė ku futjet muskulore janė gjithmonė e mė drejt kurorės nė mungesė tė gingivės sė qėndrueshme tė keratinizuar.

Emergjenca e implanteve mund tė rezultojė kėshtu nė qendėr tė kreshtės edentule pėr njė menaxhim mė tė mirė protetik nė krahasim me teknikėn transinusale.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 62 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D