Reduktimi i dhimbjes post-endodontike nė pacientėt me pulpit simptomatik

| 21 Tetor 2021 |

Reduktimi i dhimbjes post-endodontike nė pacientėt me pulpit simptomatik


Studime tė ndryshme referojnė se tek individėt me dhimbje tė fortė pre-operative verifikohet pėrgjithėsisht njė dhimbje post-endodoncisė mė e fortė nė krahasim me ata me dhimbje pre-operative tė lehtė ose pa dhimbje fare (Glennon, 2004). Nga tė dhėnat e kėrkimit jo shumė tė vonė, 65% e pacientėve me dhimbje pre-operative zhvillonte dhimbje post-operative, ndėrsa vetėm 23% e atyre pa dhimbje pre-operative shfaqte dhimbje post-operative (Genet, 1986).

Njė nga qėllimet kryesore tė trajtimit kanalar ėshtė ai i eliminimit tė dhimbjes me origjinė endodontike. Megjithatė, jo gjithmonė pas pėrfundimit tė terapisė endodontike zhduket dhimbja, madje zgjat aq shumė sa qė nė ditėt nė vijim pas terapisė raportohet nė literaturė nga 25 nė 40% tė pacientėve (Nixdorf, 2010).

A gjejnė konfirmim kėto tė dhėna dhe te studimet e kohėve tė fundit? Si mund tė shmangim apo reduktojmė dhimbjen post-operative te pacientėt qė paraqiten me pulpit simptomatik?

Administrimi i kortikosteroidėve para fillimit tė terapisė endodontike  mund tė jetė njė truk i dobishėm. Nėse njė dozė e vetme parandaluese e kortikosteroidėve ėshtė nė gjendje qė tė influencojė zvogėlimin e dhimbjes post-operative, jo vetėm do tė reduktojė njė bezdisje tė tillė por edhe konsumin e pėrsėritur tė analgjezikėve. Pra ky trajtim mund tė pėrfaqėsojė njė mėnyrė efikase pėr tė lehtėsuar dhimbjen me efekte anėsore minimale.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė rishikim sistematik tė publikuar nė Journal of Endodontics, hetohet efekti i administrimit pre-operator pėr dhimbjen post-endodontike nė pacientė me pulpit simptomatik qė i nėnshtrohen trajtimit kanalar nė njė vizitė tė vetme. Kėrkimet bibliografike janė kryer duke pėrdorur data bazėn Pubmed/Medline, Scopus dhe Cochrane pėr tė identifikuar artikujt e publikuar mbi argumentin duke pėrdorur njė search strategy tė parastabilizuar me fjalė kyēe. Ėshtė kryer dhe njė kėrkim manual nė sitin Clinicaltrials.gov.

Dy kėrkues tė pavarur kanė vlerėsuar pranueshmėrinė e artikujve pėr t'i pėrfshirė, kanė ekstraktuar tė dhėnat dhe kanė vlerėsuar cilėsinė. Aty ku aplikohej ėshtė kryer njė meta-analizė.

Rezultate

Kėrkimi nėpėrmjet data bazės ka identifikuar 481 studime dhe 37 studime janė zbuluar me kėrkim manual. Pasi ėshtė ekzaminuar abstrakti, vetėm 5 artikuj kanė plotėsuar kriteret e pėrfshirjes. Analiza cilėsore ka vlerėsuar 4 studime me risk of bias tė moderuar ose tė paqartė dhe 1 studim me risk tė ulėt tė bias.

Meta-analiza ka dėshmuar se prednisoloni i administruar para ndėrhyrjes ishte nė gjendje tė reduktonte incidencėn e dhimbjes post-operative pas 6, 12 dhe 24 orėve. Pacientėt nė studime kanė raportuar efekte anėsore negative.

Konkluzione

Nė bazė tė tė dhėnave tė kėtij rishikimi, kortikosteroidet mund tė jenė efikasė pėr lehtėsimin e dhimbjes endodontike post-operative te pacientėt me pulpit simptomatik qė i janė nėnshtruar trajtimit kanalar nė njė seancė. Megjithatė ėshtė e nevojshme qė tė kryejmė studime tė mėtejshme me kampione tė dimensioneve mė tė mėdha pėr tė vėrtetuar konkluzione tė tilla.

Implikimet klinike

Kur mjekut i duhet qė tė trajtojė elemente dentare me pulpit simptomatik nė njė seancė tė vetme pėr tė reduktuar dhimbjen post-operative duke garantuar njė lehtėsim mė tė madh pėr pacientin qė tashmė vuan, mund tė marrė nė konsideratė qė tė administrojė njė dozė tė vetme tė kortikosteroideve si prednisolone dhe dexametasone pak para se tė fillojė trajtimin endodontik.

Pėr mė shumė informacion:

Suneelkumar C, Subha A, Gogala D. Effect of preoperative corticosteroids in patients with symptomatic pulpitis on postoperative pain after single-visit root canal treatment: A systematic review and meta-analysis.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D